NATO-Gaddafi-t: Duam fakte, jo fjalë

30/04/2011 13:20

“Duhen fakte, jo fjalë”. Kështu NATO i është përgjigjur liderit libik
Muammar Gaddafi, i cili i propozoi Aleancës negociata për të ndalur
sulmet ajrore.

“Operacionet e NATO-s do të vazhdojnë derisa sulmet dhe kërcënimet ndaj civilëve nuk do të ndalin”, ka deklaruar një funksionar i lartë.

Aleanca e akuzon kolonelin se ka bombarduar Misratën në të njëjtat orë kur bënte propozimin për armëpushim.

Një oficer amerikan deklaroi gjithashtu dje se, lideri po minonte portin e qytetit në fjalë për të penguar hyrjen e ndihmave humanitare.

Në fjalimin e tij televiziv, Gaddafi deklaroi ndër të tjera se askush nuk mund ta detyrojë atë që të braktisë vendin e tij.

Top Channel