Në Paris hoteli i parë self-service
30/04/2011 10:10
Në Paris është hapur hoteli i parë self-service, i cili nuk ka personel shërbimi dhe është tërësisht automatik.
Ai quhet “Hi Matic”, ka rreth 40 dhoma të mobiluara me stil modern dhe ndodhet në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit francez.
Gjithashtu, dhomat janë të pajisura me iPad dhe wi-fi dhe mënyra e vetme për të pasur akses është prenotimi përmes internetit, ku jepet edhe kodi për përdorimin e shërbimeve.
Edhe regjistrimi në hotel bëhet pa asnjë kontakt apo ndërhyrje të njeriut, por vetëm përmes një touch screen.
Top Channel