Moto GP, Lorenzo në pole position

30/04/2011 17:25

Kampioni i botës në Moto GP, Jorge Lorenzo (Yamaha), ka arritur të marrë vendin e parë në nisje në Cmimin e Madh të Portugalisë, që do të zhvillohet nesër.

Nga vendi i dytë do të niset piloti i Hondas jozyrtare, Marco Simoncelli. Italiani ka lënë pas spanjollin Dani Pedrosa me Hondën zyrtare, i cili do të niset nga vendi i tretë.

Në vend të katërt piloti tjetër zyrtar i Hondës, australiani Casey Stoner.

Vetëm i nënti Valentino Rossi me motorrin italian Ducati.

Top Channel