Meksikë, baroni i drogës ekstradohet në SHBA

30/04/2011 03:50

Një ndër lordët meksikanë të drogës, arrestuar kohë më parë nga autoritetet meksikane u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.

Benjamin Arellano Felix, një ndër liderët e kartelit të drogës së Tijuanës pasi vuajti dënimin e dhënë nga autoritetet meksikane për trafik droge, u ekstradua në SHBA ku do të përballet me akuzat e pastrimit të parave, trafik droge, themelim dhe drejtim të një organizate kriminale dhe vrasje.

Arellano Felix, bashkë me shtatë vëllezërit e tij themeloi kohë më parë kartelin e drogës së Tijuanës, që për shumë vite do të ishtë një ndër më të ashprit që veprojnë në veri të Meksikës.

Pas rënies në pranga të tij dhe të disa drejtuesve kryesorë kartelit, organizata është dobësuar shumë, por gjithësesi futet në grupin e karteleve më të rrezikshme të drogës në Meksikë.

Top Channel