Ferguson: Gara për titull ende e hapur

30/04/2011 10:45

Sir Alex Ferguson thotë se gara për titull në Premier League nuk ka
përfunduar, pavarësisht se Manchester United kryeson me 6 pikë avantazh
kur kanë mbetur edhe katër ndeshje.

Rivali më i afërt i ekipit të tij është Chelsea me 67 pikë dhe Arsenali me tre pikë më pak, duke u renditur në vendin e tretë.

United luan me Arsenal këtë të diel, ndërsa me Chelsea më vonë më 8 maj.

“Kemi ende një dramë përpara. Dy muaj më parë të gjithë i shihnin këto dy ndeshje si vendimtare. Tani ato janë vërtet të tilla”, ka deklaruar Ferguson.

“Ekipet në krye të klasifikimit do të humbasin pikë, përfshirë Chelsea-n. Nëse ndeshjen e fundit do të na duhet ta fitojmë për të fituar kupën, unë do të jem i kënaqur”, ka shtuar trajneri.

Top Channel