F1, fatura e spitalit “shkund” Kubica-n

30/04/2011 14:40

Do t’i kushtojë shtrenjtë sigurimit të Robert Kubica fatura e spitalit
ku piloti polak ishte shtruar për 76 ditë, si pasojë e një incidenti të
ndodhur gjatë një gare rally.

Drejtuesit e spitalit Santa Corona kanë ndërmend të kërkojnë një shpërblim prej 100 mijë eurosh për mjekimet që i kanë dhënë pilotit.

Ndërkohë, mësohet se Kubica, adhurues i devotshëm i Papa Wojtyla, nuk do të jetë nesër në Romë për ceremoninë e lumturimit të tij.

Kjo, pasi piloti polak ka nevojë për pushim absolut para se të fillojë rehabilitimin për t’u kthyer në cirkuitin e Formula 1.

Top Channel