Bundesliga, Borussia Dortmund shpallet kampion

30/04/2011 17:55

Borussia Dortmund është shpallur ekipi kampion në Bundesligën gjermane pas fitores së sotme 2-0 ndaj Nurenbergut në Westfalen Stadion dhe pas humbjes së Bayer Leverkusen 0-2 ndaj Koln.

Lucas Barrios dhe Robert Lewandowski shënuan në pjesën e parë dy golat për kampionët e rinj të Gjermanisë, të cilët festojnë titullin dy javë para përfundimit të kompeticionit.

Borussia Dortmund që kryesoi Bundesligën që në muajin nëntor, kishte fituar për herë të fundit kampionatin gjerman në vitin 2002.

Ja rezultatet e tjera të javës së 32-të të Bundesligës: Hamburg-Freiburg 0-2, Hannover-Borussia Monchengladbach 0-1, Hoffenheim-Stuttgart 1-2 dhe Mainz-Eintracht Frankfurt 3-0.

Top Channel