Argjentinë, vritet 007-a i Pinochet-it

30/04/2011 08:25

Enrique Arancibia Clavel, 57 vjec, ish-anëtar i spikatur i shërbimeve sekrete kiliene gjatë diktaturës së viteve 1973-1990 të drejtuar nga Pinochet, është vrarë në Argjentinë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave trupi i Clavel është gjetur me 20 goditje thike në një lagje të Buenos Aires.

Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2004 nga drejtësia argjentinase se kishte urdhëruar në vitin 1974 atentatin kundër kreut të ushtrisë kiliene Carlos Prats dhe bashkëshortes.

Ish-agjenti i CIA-s, Michael Toënley vendosi eksplozivin në makinën e ushtarakut. Që nga viti 2007 Clavel ishte në liri të mbikëqyrur.

Top Channel