Ancelotti: Vendos në fund të sezonit

30/04/2011 12:30

Carlo Ancelotti po përgatitet për “zgjidhje” të reja nëse aventura e tij tek Chelsea do të përfundojë në fund të sezonit.

“Kam ende një vit në kontratë, por është e qartë që për cdo klub rezultatet janë thelbësore”, ka deklaruar tekniku italian.

Ai shprehet se do t’i pëlqente të vazhdonte, por nënvizon se fjala e fundit do të thuhet në takimin përfundimtar.

“Do të ulemi në një tryezë dhe do të diskutojmë. Nëse nuk do të arrihet gjë, do të gjejmë zgjidhje të tjera”, ka shtuar Ancelotti.

Aktualisht Chelsea ndodhet e dyta në klasifikimin e Premier League, 6 pikë pas Manchester United dhe 3 pikë para Arsenal.

Vendimtare do të jetë ndeshja me djajtë e kuq që do të luhet më 8 majin e ardhshëm.

Top Channel