Një takim mes presidentit Bamir Topi dhe ambasadorit të OSBE-së në
Tiranë Eugen Wollfarth qe ishte planifikuar të zgjaste 30 minuta ka
përfunduar pas 70 minutash.
Sipas njoftimit zyrtar te presidences, kreu i shtetit dhe ambasadori i OSBE-së ndane te njejtin mendim per domosdoshmerine e mbajtjes se zgjedhjeve vendore korrekte e te qeta. Ambasadori Wollfarth vleresoi rolin e presidenti si moderator i politikes sidomos ne fazen parazgjedhore.
Pas takimit kreu i prezences se OSBE-se, i pyetur nga Top Channel komentoi vendimin e fundit te KQZ-së qe i detyron mediat te pranojne imazhe filmike te montuara nga partite politike.
“Liria e medias dhe e reportereve eshte ekstremisht shume e rendesishme, prandaj i bej apel te gjithe gazetareve qe te pergatisin raportimet e tyre. Natyrisht disa televizione nuk i kane mundesite qe kane televizionet e medha qe do te thote se nuk kane mundesi me burime njerezore për t’i derguar.Eshte shume e rendesishme qe raportimet te vine nga gazetaret. Ftoj te gjitha mediat qe te kene akses ne ate qe quhet informacion i dores se pare per te percjelle lajme te pergatiura mire, gje te cilen une e kam vene re ne media”, tha ëolfarth.
Ambasadori Wollfarth ka apeluar qe te dilet ne votime duke treguar besim ne sistemin zgjedhor dhe se qytetaret duhet te ndihmojne ne ecjen perpara te demokracise, e cila ka patur progres te dukshem keto 20 vjet.Gjithashtu zoti Wollfarth u shpreh, se ne te shkuaren komisioneret jane larguar dhe kjo nuk duhet te perseritet ne raste te tilla, ndaj duhen te merren masa, te cilat sipas ambasadorit po merren dhe jane me vend.
Top Channel