Presidenti Bamir Topi ka vizituar në Spitalin Ushtarak një nga të
plagosurit e ngjarjes tragjike të një dite më parë në Poligonin e
Asgjësimit të Municioneve në Bigaz të Skraparit.
Kreu i shtetit është interesuar për gjendjen e të plagosurit Jetmir Dedaj, duke bashkëbiseduar edhe me mjekët të cilët janë duke ndjekur gjendjen e tij.Presidenti vlerësoi lart punën e palodhur të mjekeve te urgjences dhe shprehu mirënjohjen për profesionalizmin e stafit mjekësor që po përkujdeset për të plagosurit.
“Une kam rastin te shpreh ngushellimet per te ndjerin, i cili humbi jeten ne kete ngjarje. Ky është një proces që ne po tentojme ta bejme sipas te gjitha standareve te NATO-s, por padyshim, si ne cdo profesion, sidomos ne kete profesion gjerat janë me shumë risk. Inkurajoj të gjithë njerëzit që merren me profesion që të kenë kujdesin e duhur në punën e tyre”, tha Topi.
Presidenti vizitoi edhe u interesua edhe per gjendjen shendetesore te Miranda Deharit, e lenduar dy dite me pare ne procesin e demontimit ne Polican.
Top Channel