Siri, përgjaket e premtja, 11 të vrarë

29/04/2011 18:10

Është të paktën 11 të vdekur dhe dhjetra të plagosur bilanci i “së premtes së rebelimit”, manifestim i organizuar në Dera dhe qytete të tjera të Sirisë.

Tubime të mëdha ka pasur në Damask dhe qytete të tjera, ku forcat pro-qeveritare janë detyruar të përdorin forcën.

Në Dera janë vrarë katër ushtarë, ndërsa dy të tjerë janë rrëmbyer nga një grup terrorist, bëjnë të ditur burime qeveritare.

Ndërkohë që nga manifestuesit, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, viktimat kanë qenë shtatë.

Top Channel