Siri, në protesta edhe “Vëllazëria muslimane”

29/04/2011 04:15

Për herë të parë që nga nisja e protestave, “Vëllazëria muslimane” del hapur dhe bën i bën thirrje popullit në Siri për një mobilizim total ditën e premte.

Me anë të një deklarate, “Vëllazëria muslimane”, e shpallur e jashtëligjshme nga regjimi i Damaskut, bën thirrje për dalje në rrugë e sheshe në të gjithë vendin për të protestuar kundër presidentit Bashar al Assad.

“Mos lejoni që ky regjim t’u nënshtrojë ju dhe bashkëqytetarët tuaj, ngrihuni në një zë për liri dhe dinjitet e mos lejoni tiranin t’u skllavërojë. Zoti është i madh”, thuhet në deklaratën e “Vëllazërisë muslimane”.

Top Channel