Siri, gjak në rrugët e Derasë, 40 të vrarë

29/04/2011 21:15

Të paktën 42 persona kanë mbetur të vrarë nëpër Siri, pasi mijëra protestues anti-qeveritarë u mblodhën në qytete të ndryshme të vendit.

Dëshmitarë dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se shumica e viktimave humbën jetën kur trupat pro-qeveritare hapën zjarr teksa ata protestonin në qytetin e Derasë.

Forcat e sigurisë u dyndën në rrugët e kryeqytetit Damask dhe qëlluan me gaz lotësjellës ndaj manifestuesve, pasi ata mbaruan lutjet.

Tubime ka pasur edhe në qytetet e tjera si në Homs, Latakia dhe Banijas, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Dëshmitarët dhe grupet e të drejtave të njeriut deklarojnë se trupat ushtarake hapën zjarr ndaj fshatarëve që marshonin në Dera, qytet që ka qenë nën bllokadën ushtarake që prej së hënës.

Ndërkohë, 15 trupa të civilëve të mbushur me plumba kanë mbërritur në spitalin pranë qytetit, ka bërë të ditur një mjek për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA