Siri, BE gati për masa shtrënguese

29/04/2011 13:30

Shumica e shteteve të Bashkimit Evropian është gati për të marrw masa shtrënguese ndaj Sirisë.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i shërbimit diplomatik të jashtëm të BE-së, Pierre Vimont.

“Përshtypja ime është se është një konsensus i gjerë për nevojën e marrjes së masave. Natyrisht kemi nevojë për një konsensus të 27 vendeve anëtare që do të diskutojnë në një mbledhje të ambasadorëve gjatë pasdites në Bruksel”, theksoi Vimont.

Top Channel