SHBA, “Colt” arma zyrtare e Arizonës

29/04/2011 18:00

“Colt” është bërë arma zyrtare e shtetit të Arizonës, në Shtetet e Bashkuara. Ka qenë guvernatorja Jan Brewer që ka firmosur ligjin e aprovuar nga parlamenti i shtetit.

Mbështetësit e iniciativës kanë nënvizuar se zgjedhja ka qenë e përshtatshme pasi “Colt” ka luajtur një rol jetik gjatë epopesë së Far West-it në Arizona.

Ndërsa kritikët kanë vënë në dukje se “Colt” nuk është fabrikuar në Arizona dhe është përdorur për të vrarë indianët e Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA