Reali i Madridit denoncon Barcelonën

29/04/2011 14:00

Kundërsulm i Realit të Madridit në luftën e hapur me Barcelonën. Ekipi i
Mourinho ka lajmëruar se do të denoncojë në UEFA katalanasit për
“sjellje antisportive të përsëritur”.

Reali thekson se futbollistët madrilenë “kanë simuluar faulle për të mashtruar arbitrin, gjë që ka çuar në përjashtimin e padrejtë të Pepe”.

Klubi spanjoll “thekson mbështetjen për teknikun Jose’ Mourinho i bërë objekt i denoncimit të Barca dhe të një proçedure disiplinore”.

Top Channel