Meksikë, 20 vjecari pranon mbi 200 vrasje

29/04/2011 02:10

Një 20 vjecar në Meksikë pranoi para autoriteteve se ishte autori i të paktën 200 vrasjeve në shtetin e Taumalipasit.

Lajmi u njoftua nga autoritetet meksikane të sigurisë të cilat kanë kryer një sërë arrestimesh pas zbulimit të varreve masive me 183 kufoma në Taumalipas.

Autoritete sqaruan gjithashtu se që të gjithë të ndaluarit, që dyshohen për këto krime, janë të njohur si anëtarë të kartelit të drogës, “Los Zetas”, të famshëm për mizoritë e tyre në zonat kufitare me SHBA-në.

Top Channel