Martesa, 55 arrestime në zonën e sigurisë

29/04/2011 19:00

Scotland Yard ka vlerësuar operacionin e sigurisë përreth martesës mbretërore si një “sukses të mahnitshëm”, pavarësisht 55 arrestimeve në zonën e sigurisë.

Pothuajse gjysma e personave janë arrestuar për prishje të qetësisë publike, ndërsa një burrë për ngacmime seksuale ndaj një vajze 14-vjecare mes turmës.

Dhjetë persona u arrestuan pranë Charing Cross, pasi kishin mjete të forta dhe parulla kundër monarkisë, të tjerë për konsumim të pijeve alkolike dhe prishje të rendit, ndërsa pjesa e mbetur për akte kriminale e vjedhje.

Zyrtari i policisë metropolitane, Lynne Owens ka deklaruar se suksesi i operacionit policor tregoi se forcat e policisë mund të menaxhojnë sigurinë në Lojrat Olimpike të vitit të ardhshëm.

Top Channel