Maradona: Jo përballjes me Messi-n

29/04/2011 18:45

“Unë e kam përfunduar karrierën time, ndërsa Messi po e vazhdon. Në fund do të shohim se cili ka qenë më i miri”.

Me këto fjalë Diego Armando Maradona është shprehur mbi “Pleshtin”, pas performancës së shkëlqyer të këtij të fundit në ndeshjen me Real Madrid.

“Mund të pëlqehet më shumë njëri apo tjetri, por sot është e gabuar të përdoret termi “Maradona apo Messi”. Në këtë periudhë ai duhet lënë rehat”, ka deklaruar Pibe de oro.

“E dua shumë dhe është kënaqësi ta shoh në fushë. Për më tepër, jemi të dy argjentinas, mendoni pak c’do të thotë zeshkani”, ka shtuar ai duke iu referuar brazilianit Pele.

Top Channel