Leonardo: Ndihem më i fortë

29/04/2011 16:00

Trajneri i Interit, Leonardo, mendon se ekipi i tij nuk ka nevojë për ndryshime të shumta në kuadër të sezonit të ardhshëm sepse zikaltërit janë kampionët e botës në fuqi.

“Cikli i Interit nuk ka përfunduar. Nuk kemi pse ndryshojmë 25 lojtarë sepse ekipi që unë drejtoj është kampion në fuqi i Europës, i Botës, luan ende në Kupën e Italisë dhe renditet në vend të dytë në kampionat. Shikoni Milanin, po fiton një kampionat me shumë lojtarë që kanë qenë aty edhe para katër vjetësh”, u shpreh Leonardo në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Cesenës.

Në këtë ndeshje do të mungojë Wesley Snejder për shkak të një problemi të vogël fizik.

Përsa i përket të ardhmes së tij tek klubi zikaltër, Leonardo theksoi: “Ndihem më i fortë në këtë profesion dhe jam i vendosur të vazhdoj të bëj trajnerin. Humbjet më kanë shtuar dëshirën.”

Top Channel