Dasma, një makinë e dyshuar pranë hotelit “Goring”

29/04/2011 13:30

Pak orë para nisjes së dasmës mbretërore, zona përreth hotel “Goring”,
ku Kate Middleton kaloi natën e fundit me familjen u evakuua për shkak
të pranisë së një makine të dyshuar.

Sipas “Telegraph”, një makinë Volkswagen blu u pikas në orën 10.17 (me orën lokale), pak para se nëna e Kate, Carole, të linte hotelin dhe të shkonte drejt Abacisë së Westminster. Mjeti me targa RJ06UUY, ishte parkuar pranë kopshteve Grosvenor, rreth 90 metra larg hotelit.

Ndërkohë që makina u kontrollua por ende nuk ka informacion zyrtar nëse brenda saj kishte dicka që kërcënonte sigurinë në këtë ditë të shënuar për Britaninë e Madhe.

Top Channel