Alabama, Obama: I shokuar nga shkatërrimi

29/04/2011 21:30

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se, “nuk ka parë një shkatërrim të tillë”, pasi ka vizituar qytetin e rrafshuar nga tornadoja në shtetin jug-lindor të Alabamës.

Duke folur në Tuskalusa, Obama tha se Uashingtoni do të bëjë gjithcka që ka mundësi për të ndihmuar banorët të rindërtojnë shtëpitë e tyre.

Të paktën 297 persona kanë humbur jetën për shkak të tornadove që kaluan nëpër disa shtete, 210 prej të cilëve vetëm në Alabama.

Shkatërrime të mëdha raportohen edhe në Tenesi, Misisipi, Xhorxhia dhe Virxhinia.

Gjithësej, në shtatë shtete është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërkohë që ndihma financiare nga buxheti federal po dërgohen në Alabama.

“Ju siguroj se nuk do t’ju harrojmë”, u ka thënë Obama banorëve të mbijetuar, teksa vizitonte qytetin me bashkëshorten e tij Michelle.

Top Channel