Pritej firma për marrëveshjen gjatë kësaj fundjave, Irani ndërron mendje dhe kërkon ende kohë
Ishte ftuar në martesën e princit William me Kate Middleton, por në
momentin e fundit Britania e Madhe ka vendosur të tërheqë ftesën.
Bëhet fjalë për ambasadorin sirian, i cili rezultonte në listën e të ftuarve në dasmë, edhe pse gjakderdhja po vijon në vend.
Ftesa e tij kishte shkaktuar polemika të forta në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasadori Sami Khiyami u ftua të mërkurën në Foreign Office ku i është thënë se përdorimi i dhunës nga ana e ushtrisë kundër manifestuesve është e papranueshme në sytë e qeverisë britanike.
Megjithatë diplomati rezultonte deri mëngjesin e sotëm në listën e të ftuarve në Westminster.
Top Channel