SHBA, ngadalësohet rritja ekonomike

28/04/2011 16:40

Rritja ekonomike në SHBA është ngadalësuar në tre muajt e parë të vitit 2011 në kuotën vjetore prej 1.8 përqind, duke regjistruar një rritje prej 0.4 për qind.

Kjo, krahasuar me kuotën vjetore prej 3.2 për qind të GDP-së të dhënë nga Departamenti i Tregtisë në tremujorin e mëparshëm.

GDP-ja në Shtetet e Bashkuara vlerësohet si një kuotë vjetore, që tregon se cfarë do të thotë aktiviteti ekonomik tremujor nëse vlerësohet në bazë vjetore.

Shifra në fjalë është një vlerësim paraprak dhe rishikimi mund ta vlerësojë atë më lartë ose më ulët.

Rritja ekonomike është frenuar nga cmimet e larta të energjisë, që kanë dobësuar shpenzimet e konsumatorit, të cilat ranë në 2.7 për qind nga 4% që ishin në tremujorin e mëparshëm.

Top Channel