SHBA, 128 të vdekur nga tornadoja në Alabama

28/04/2011 13:50

Janë të paktën 128 të vdekur nga tornadoja e së mërkurës që ka përfshirë Alabamën.

Bilanci është rënduar se tepërmi në krahasim me njoftimet e para të shpërndara në mëngjes. Gjithsej viktimat janë 162.Lajmin e ka bërë të ditur zyra e guvernatorit Robert Bentley.

Stuhia dhe tornadoja kanë goditur edhe Arkansas, Kentaki, Misisipi, Misuri, Tenesi dhe Oklahoma.

Top Channel