Mou shfryn ndaj gjyqtarit

28/04/2011 03:15

Trajneri i Realit, Hoze Murinjo u shfaq “i tërbuar” pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve të humbur me Barcelonën në Bernabeu me rezultatin 2-0.

Tekniku portugez vijoi para mediave ta kishte inatin me gjyqtarin gjerman, Stark, i cili e ndëshkoi edhe me të kuq për protesta gjatë zhvillimit të takimit.

“Nuk e di nëse ishte fuqia e UNICEF-it apo dicka tjetër, di që ne s’duhet të humbnim. Urime për gjithcka ndodhi! Urime për fuqinë e tyre!”, tha Mou, duke nënkuptuar me UNICEF (logon e së cilës mban skuadra katalanase në fanellë) gjyqtarin gjerman Stark, i cili ndëshkoi me të kuq fillimisht Pepen në minutën e 61 e më pas teknikun madrilen për protesta.

Top Channel