Liga e Europës, Porto shkatërron Vilarealin

28/04/2011 23:45

Porto ka siguruar finalen e Ligës së Europës pas fitores së thellë 5-1 me Vilarealin.

Edhe pse kaluan të parët në avntazh, spanjollët nuk mundën ta ruanin këtë rezultat duke u shpërfytyruar në pjesën e dytë.

Falkao barazoi në fillimin e 45 minutave të dyta me 11 metërsh, ndërsa Guarìn kaloi Porton në avantazh.

Protagonisti i ndeshjes u bë kolumbiani Falkao i cili shënoi edhe 3 herë të tjera në portën e Vilarealit. Ky rezultat vështirë se mund të përmbyset nga skuadra spanjolle një javë më pas.

Në  ndeshjen tjetër, e gjitha portugeze, Benfika mundi Bragën me rezultatin 2-1. Të  tre golat e këtij takimi u shënuan në pjesë ne dytë.

Golat për Benfikën u shënuan nga Zhardel dhe Kardozo ndërsa goli për Bragën, i cili mund të rezultojë vendimtar pë

Top Channel