Libi, luftimet spostohen në Tunizi

28/04/2011 17:55

Luftimet e dhunshme mes rebelëve libikë dhe forcave besnike të Gaddafi-t kanë kaluar sot kufirin duke u spostuar në Tunizi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave spostimi ka ardhur pasi rebelët kanë humbur kontrollin e pikës kufitare Dehiba-Uazin.

“Luftimet kaluan në territorin e Tunizisë pasi forcat e kolonelit sulmuan pikën kufitare dhe morën kontrollin e saj”, ka deklaruar një dëshmitar.

Luftimet në Libi sa vijnë dhe ashpërsohen dhe ushtarët po avancojnë gjithnjë e më shumë duke zaptuar edhe territore që konsideroheshin bastione të rebelëve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi dje se do të dërgojë një grup hetimor për të hetuar mbi akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut.

Top Channel