Kinë, popullsia nis të plaket

28/04/2011 15:55

Regjistrimet e fundit zyrtare në Kinë tregojnë se popullsia e këtij vendi është rritur në 1.34 miliardë banorë brenda vitit 2010, ku një rritje domethënëse kanë pasur ata mbi moshën 60 vjec.

Pothuajse gjysma e popullsisë kineze tani jeton në qytete dhe njerëzit mbi 60 vjec tani përbëjnë 13.3 për qind të popullsisë, rreth 3 % më shumë se në vitin 2000.

Por shifrat e publikuara tregojnë se popullsia e Kinës po rritet më ngadalë se në të kaluarën, gjë që mund të ndikojë tek ekonomia, pasi numri i punëtorëve, kryesisht nga zonat rurale, mund të reduktohet.

Përpjestimi i kinezëve të moshës 14 vjec që jetojnë në kontinent ishte 16.6 për qind, me një rënie prej 6.29 % nga regjistrimi i kryer në vitin 2000.

Ndërkohë që numri i personave të moshës 60 vjec ose më lartë është rritur në 13.26 për qind, 2.93 % më shumë krahasuar me regjistrimin e 10 viteve më parë.

Top Channel