Japoni, komision hetimor për Fukushimën

28/04/2011 17:20

Kryeministri japonez Naoto Kan ka njoftuar ngritjen në muajin maj të një komisioni të pavarur që do të hetojë krizën bërthamore në Fukushima.

Sipas Kan, synimi i këtij komisioni do të jetë identifikimi i shkaqeve që cuan në krizën më të rëndë botërore që pas asaj të Cernobilit.

“Do të luajmë një rol të planit të parë për të kontribuar në përmirësimin e sigurisë në impiantet bërthamore të përhapur nëpër botë”, ka deklaruar Kan.

Megjithatë, në 25-vjetorin e tragjedisë ukrainase, ekspertë japonezë deklaruan se ngjarja e Fukushimës ishte ndryshe nga ajo e Cernobilit.

Sipas zëdhënësit të qeverisë Yukio Edano, sasia e radioaktivitetit të lëshuar nga Fukushima është rreth një e dhjeta krahasuar me atë të lëshuar nga Cernobili.

Top Channel