Cmimi i ushqimeve, ekspertët: TVSH më e lartë në Europë

28/04/2011 16:10

Rritja e pandalshme e cmimeve për produktet ushqimore ka ndezur debatin
se si mund të administrohet kjo situatë, për të lehtësuar sadopak
buxhetet e familjeve.

Gjergj Filipi, i institutit ”Axhenda” thotë se qeveria i ka mundësitë për të zbutur rritjen e kostove të jetesës, të paktën për produktet ushqimore.

”Duke ulur Tatimin e Vleres se Shtuar për këto lloj produktesh, në mënyrë që cmimet e rritura në rang global dhe që zhvlerësimi i monedhës shqiptare, të mos kalojë i tëri në xhepat e qytetarëve, një pjesë e pergjegjesisë i takon ta mbaje qeveria”, tha Filipi.

Për cdo produkt ushqimor 20 për qind e cmimit qe cdo qyetare paguan kur blen,  i shkon shtetit si Tatim mbi Vleren e Shtuar . Me kete barre taksash per produktet baze te jeteses Shqipëria është thuajse një vend unik, kur gjithe te tjera e kane me te ulet.

”Në të gjitha vendet e BE-se kane nivelet e diferencuara per produktet baze.  Qeveritë i tatojnë ushqimet shumë më pak mallrat e ushqimit për shtetasit e tyre”, shpjegoi Filipi.

Shqipëria që pretendon se është vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë e ka këtë taksë 4 herë më të lartë edhe sa sa ato vende që klasifikohen si shtetet me taksa të larta në Europë.

”Kjo TVSH-së për ushqimet duhet ripare ne menyre te menjehershme.Me u ripare TVSH-ja për ushqimet, kjo unë kam bindjen time se rënia e të ardhurave në buxhet nuk do të jetë përgjysmimi. Me përgjysmimin e TVSH-së ne ulim cmimet ne treg dhe pritet që të rritet konsumi i produkteve bujqësore në treg”, theksoi Filipi.

Në vitin 2010 qeveria i mori qytetarëve 17.5 miliardë lekë Tatim mbi Vlerën e Shtuar vetëm nga importi i ushqimeve, 75 për qind më shumë se në vitin 2006. Barra e rënduar fiskale është një nga arsyet kryesore se pse Shqipëria sipas Eurostat është vendi me cmimet më të larta të ushqimeve në rajon edhe pse ka fuqi blerese te ulet. Në vitin 2010 cmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 70 për qind e mesatares së vendeve të BE, kur për Maqedoninë ky tregues 52 për qind, për Bullgarinë 67 për qind,  dhe për Rumaninë dhe Serbinë respektivisht 65 dhe 69 për qind.  Kete vit pati edhe shtrenjtim te medikamenteve, pikërisht per shkak te TVSH-se qe qeveria vendosi per to ne masen 10 perqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA