Seedorf do nderohet me titullin kavalier

27/04/2011 16:05

Clarence Seedorf do nderohet nesër me urdhërin e kavalierit Orange-Nassau.

Mesfushori i Milanit do të marrë këtë çmim të rëndësishëm holandez për meritat sportive dhe për impenjimin e tij social.

Ceremonia do të zhvillohet nesër rreth orës 16 në Romë pranë rezidencës së ambasadorit të Vendeve të Ulëta, Alphonsus Staelinga.

Top Channel