Rivaliteti Real-Barcelona shqetëson Del Bosque

27/04/2011 16:25

Rivaliteti mes Realit të Madridit dhe Barcelonës shqetëson trajnerin e Spanjës, Vicente Del Bosque.

Tekniku, shkruan Marca, shpreson se intensiteti dhe tensioni i ndeshjeve të Champions mos të përshkallëzohet duke ndikuar më pas në grupin e kombëtares.

“Marrëdhëniet e mira brenda grupit janë baza e sukseseve tona të ardhshme”, theksoi ai.

Del Bosque nuk shikon një fitues të qartë në gjysmëfinalen e Champions League.

“Dy skuadrat luajnë supremacinë në kontinentin evropian. I uroj fat të dyja ekipeve, kjo do të ishte një publicitet shumë i mirë për futbollin spanjoll”, deklaroi trajneri kombëtares.

Top Channel