Maradona drejt San Lorenzos

27/04/2011 12:20

Nga pankina e Argjentinës tek ajo e San Lorenzos.

Diego Armando Maradona është i gatshëm të zëvendësojë Ramon Diaz, trajnerin i cili ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit nën drejtimin e klubit argjentinas.

Sipas presidentit të San Lorenzos, Maradona është i interesuar për këtë deyrë.

“Maradona është një nga kandidatët për të zëvendësuar Diaz. Kemi pasur kontakte me stafin e tij dhe gjatë këtyre ditëve do të thellojmë bisedimet. Gjithsesi, Maradona është i interesuar përsa i përket aspektit futbollistik”, shprehet presidenti Carlos Abdo.

Top Channel