Rusi, rihap dyert teatri Bolshoi

26/04/2011 12:00

Pas restaurimit të fundit dhe më të fuqishëm të historisë, i cili zgjati
gjashtë vjet dhe kushtoi 580 milionë euro, teatri legjendar i Rusisë,
Bolshoi, do të rihapë dyert në tetor.

Ajo që bie më shumë në sy është heqja e të gjitha simboleve të epokës komuniste, duke filluar nga drapëri dhe cekani, të zëvendësuar nga një shqiponjë cariste.

Periudha e restaurimit është shoqëruar nga vonesa, mashtrime, skandale politike, seksuale dhe gjyqësore, për rritjen e kostos deri në 16 herë më shumë se buxheti i parashikuar.

Megjithatë, tempulli i baletit botëror, i lindur në vitin 1856, duket se ka mbijetuar dhe se pavarësisht vazhdimit të punimeve është gati në 90 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA