Ronaldo: Nesër fiton Real Madrid

26/04/2011 17:10

Ronaldo Luiz Nazaro da Lima, ish-futbollist i Barcelonës dhe Real Madrid, ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjen e nesërme që do të vërë përballë madrilenët dhe katalanasit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

“Mendoj se nesër do të fitojë Real Madrid sepse luan në fushën e tij edhe pse Barcelona është ekipi që luan më bukur në 15 vitet e fundit”, u shpreh Fenomeni për një televizion brazilian.

Braziliani lavdëroi gjithashtu lojën e Barcelonës: “Është një ekip fantastik. Të gjithë lojtarët dinë shumë mirë se çfarë të bëjnë kur kanë topin, por luajnë shkëlqyeshëm edhe në lojën pa top.”

Ish-futbollisti e ka të qartë se ndeshja e parë nuk do të vendosë finalistin që do të luajë në Wembley: “Ndeshja e dytë do të përcaktojë finalistin dhe si në çdo derbi është e pamundur të thuash se kush do të vazhdojë më tej e kush do të eliminohet.”

 

Top Channel