Neuer frenon Manchester United

26/04/2011 21:35

Ka përfunduar 0-0 pjesa e parë e gjysmëfinales të vlefshme për Ligën e Kampioneve midis Schalke 04 dhe Manchester United.

Ka qenë portieri i vendasve, Manuel Neuer, ai që ka shpëtuar nga pësimi i golit ekipin gjerman.

Wayne Rooney, Ji-Sung Park, Javier Hernandez dhe Ryan Giggs kanë tentuar të zhbllokojnë rezultatin në favor të anglezëve, por janë “përplasur” me portierin e kombëtares gjermane.

Top Channel