Krimi i organizuar shqiptar po zë një vend në librat e llojit ‘fiction’,
ashtu sikurse më parë kanë zënë mafia italiane apo ajo ruse.
Shkrimtari amerikan Eric Van Lustbader, i mirënjohur për vazhdimin e sagës së agjentit Jasoun Bourne të Robert Ludlum, ka shkruar një thriller ku përfshihet një organizatë kriminale shqiptare në SHBA.
Sipas faqes së internetit Amazon, libri bën fjalë për një lord shqiptar të krimit që arrin të depërtojë në botën e terrorizmit, duke vënë në rrezik Uashingtonin.
Do të jenë dy agjentë të FBI-së, që përmes hetimeve do të depërtojnë thellë në botën e krimit dhe terrorizmit, ku do të zbulojnë një komplot të madh.
Libri titullohet “Besimi i Gjakut”, ka 416 faqe dhe në kopertinë mban shqiponjën e zezë në një sfond të kuq. Në SHBA ai do të dalë në shitje nga data 10 maj.
Top Channel