Ferguson: Nuk mendoj për finalen

26/04/2011 15:45

Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, ka deklaruar se është shumë i përqendruar në ndeshjen e sotme gjysmëfinale që ekipi i tij do të luajë ndaj Schalke 04 dhe se nuk mendon për kundërshtarin në finale.

“Nuk po mendoj për Barcelonën apo Realin. Luajmë kundër Schalke 04 dhe më pas të shohim. Janë një ekip i madh dhe në çdo eliminatore kanë pasur gjërat nën kontroll. Nuk kanë rrezikuar asnjëherë eliminimin”, u shpreh Ferguson.

Skocezi theksoi: “Gjermanët kanë shumë vendosmëri dhe kjo vihet re në të gjitha sportet që praktikojnë. Duhet të jemi të përqendruar në maksimum.”

“Manchester ka një eksperiencë të madhe në Europë dhe kërkojmë të fitojmë sa më shumë trofe. Kam zili ekipet si Real Madrid, Milan apo Ajax që kanë fituar shumë Liga Kampionesh dhe ne po mundohemi që t’i arrijmë sa më parë”, shtoi më tej trajneri skocez.

Top Channel