Duka: Luftë ndaj fenomeneve negative

26/04/2011 10:00

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka deklaroi se është
shpallur luftë e hapur ndaj fenomeneve negative në këtë sport, duke
kërkuar nga të gjithë kontribut për mbrojtjen e futbollit.

Në fjalën e tij në asamblenë e FSHF-së që po zhvillohet sot, Duka kërkoi marrjen e vendimeve të përbashkëta në të mirë të sportit të futbollit.

Duka theksoi se deri më sot nuk janë sjellë fakte të forta që vërtetojnë dyshimet për fiksime rezultatesh, ndërsa foli për arritjet e deritanishme në infrastrukturën e stadiumeve.

“Janë vendosur impiante ndricimi në 6 stadiume. Shembull pozitiv është rikonstruksioni i stadiumit të Lacit”, tha Duka.

Top Channel