Vrapon maratonën e Londrës… dhe 160 km të tjera
25/04/2011 09:35
Për Sam Robson, vrapimi i 42 kilometrave në maratonën e Londrës ishte vetëm fillimi.
Atleti, pasi arriti finishin, vazhdoi të vraponte për rreth 160 kilometra të tjera deri sa arriti në shtëpinë e tij në Cambs.
Atleti harxhoi rreth 15 mijë kalori pas një vrapimi të parreshtur prej 29 orësh. Pas 201 kilometrash mbi këmbët e tij, Sam theksoi: “Ndihesha mirë kur vrapoja, ndalimi ishte më i vështiri. Më duhej të ndaloja herë pas here për të pirë ujë, por këmbët më paralizoheshin kur rrija në qetësi.”
Sam Robson kompletoi maratonën e Londrës për 3 orë e 45 minuta, rreth 40 minuta prapa fituesit të kësaj gare tradicionale, kenianit Emmanuel Mutai.
Top Channel