Roma, Vucinic pranë largimit

25/04/2011 13:00

Agjenti i sulmuesit të Romës Mirko Vucinic është shprehur se futbollisti nga Mali i Zi është pranë largimit nga klubi italian.

“Kanë ardhur shumë oferta nga kampionate të tjera dhe Vucinic është i interesuar të ndërrojë ekip”, është shprehur Claudio Pascalin.

“Këto klube ofrojnë rroga më të larta se ajo që merr aktualisht klienti im tek Roma”, shtoi ai.

Mirko Vucinic pëlqehet shumë nga Manchester City për të zëvendësuar Carlos Tevez.

Top Channel