Real-Barcelona, Ramos: Qoftë një ndeshje e pastër

25/04/2011 16:30

Ndal polemikave. Ky është apeli i Sergio Ramos në pragë të gjysmëfinales
së Champions League mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Ndërsa Guardiola dhe Mourinho kishin përfolur drejtimin e arbitrave, mesfushori i Barças shpreson që vëmendja të vendoset në fushë dhe vetëm në fushë.

“Do më pëlqente që të ishte një gjysmëfinale e Champions e pastër, e shëndetshme dhe sportive. Që të mos ketë shfaqje teatrale dhe që të jetë një arbitër që të mos ndihmojë asnjë”, theksoi futbollisti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA