Platforma e re Nintendo Wii do të prezantohet nga kompania më 7 qershor në Los Anxhelos, me rastin e panairit “E3 game show”, për të zbarkuar më pas në dyqane në vitin 2012.
Objektivi i kompanisë japoneze është t’i bëjë ballë rënies së shitjeve të versionit të vjetër.
Faktikisht, Nintendo ka regjistruar një rënie të fitimeve vjetore për shkak të reduktimit të shitjeve të Wii-së së vjetër dhe të kontraktimit të shpenzimeve të japonezëve pas tërmetit të 11 marsit.
Sipas informacioneve të publikuara në web, platforma e re, me emrin në kod “Project Cafe”, është një makinë me fuqi të madhe, superiore ndaj atyre të Xbox 360 dhe Playstation 3.
Risi është edhe metoda e kontrollit, që do të jetë një kombinim mes pad-it dhe tastierave, si dhe me një ekran touchscreen 6-polësh.
Top Channel