Kate, makinë parash për ekonominë
25/04/2011 17:45
Kate Middleton është më e fuqishme se Lojërat Olimpike. Gruaja e ardhshme e princit William mund të sjellë për ekonominë e Mbretërisë më shumë se 2 miliardë stërlina.
Kjo shumë jo vetëm në shitjen e markave të modës që do të vishen prej saj, por edhe në turizëm, media dhe donacione bamirësie.
Ekspertët mendojnë se gjithçka që lidhet me të, shet.
“Nuk do çuditesha nëse impakti i Kate Middleton të ishte më i madh sesa ai i Olimpiadave”, ka deklaruar Harold Goodwin, profesor turizmi në universitetin e Leeds.
Top Channel