Irak, në ankand puset e naftës

25/04/2011 21:15

Iraku do të nxjerrë në ankand në janar të vitit 2012 dymbëdhjetë impiantet e naftës dhe gazit, që do të jetë dhe vazhdimi i një procesi të nisur në vitin 2009.

Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri iraken për Naftën, Abdel Karim al Luaybi, në një konferencë për shtyp.

Ministri ka sqaruar se ankandet kanë të bëjnë me shtatë impiante për prodhimin e gazit dhe pesë për prodhimin e naftës.

Zyrtari i qeverisë irakene ka shtuar më tej se ky ankand është gjithashtu vazhdim i tre ofertave të bëra më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA