Inter, Moratti konfirmon Leonardon

25/04/2011 11:40

Puna e bërë gjatë 4 muajve nën drejtimin e Interit dhe pamundësia për të gjetur një teknik të nivelit të lartë ka bërë që Massimo Moratti, presidenti zikaltër, të konfirmojë edhe për sezonin e ardhshëm në pankinë brazilianin Leonardo.

Fitoret me Romën (në Kupën e Italisë) dhe me Lazion kanë qenë deçisive në vendimin e presidentit Moratti.

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, dhe Pep Guardiola i Barcelonës janë dy teknikët e preferuar nga drejtuesit zikaltër, por është e pamundur që ata të jenë të disponueshëm për sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë është parë e arsyeshme t’i besohet trajnerit që zëvendësoi Rafa Benitezin në fund të dhjetorit.

Pra, në korrik Leonardo do të jetë sërish trajneri i Interit, kësaj radhe me më shumë eksperiencë dhe me përforcime si argjentinasi Carlos Tevez.

Top Channel