Balotelli, njeriu i gjobave

25/04/2011 15:00

Në fushë koleksionon gola dhe kartona, jashtë saj, përveçse shumë polemikave, gjoba dhe konfiskime të makinës.

Mario Balotelli kthehet sërish në qendër të vëmendjes për rekordin e thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Llogaritë i ka bërë “Sun” e cila bën të ditur se bëhet fjalë për më shumë se 11 mijë gjoba të paguara nga Balotelli që prej vajtjes së tij tek Manchester, nëntë muaj më parë.

Më shumë se një mijë euro sanksione në muaj, janë një rekord për sjelljen e tij të padisiplinuar në timon, ose më qartë, ndaj mosvëmendjes së tij ndaj sinjalistikës rrugore.

Por jo vetëm, sipas një burimi të policisë, makina e tij, një Maserati shumë luksoze, është konfiskuar 27 herë.

Top Channel