Real Madrid shkatërron Valencian

24/04/2011 11:30

3 ditë pas fitores së Kupës së Mbretit në Mestaja, Real Madrid ka fituar sërish në këtë stadium këtë herë përballë vendasve të Valencias me një rezultat tenistik 6-3.

Gjatë 45 minutave të para ekipi i Mourinhos shënoi 4 herë në portën e vendasve, me golat e Benzema, Kaka dhe dopjetën e Higuain, ky i fundit rikthehet në fushë pas një dëmtimi të gjatë.

Show madrilen vazhdoi edhe në pjesën e dytë me golin e tretë personal të Higuan dhe atë të Kakasë. Golat e Valencias u shënuan nga Soldado në minutën e 60, Jonas e Alba në fundin e ndeshjes.

Ka fituar edhe Barcelona e Pep Guardiolës duke çuar sërish në 8 pikë diferencën me Realin e vendit të dytë. Katalanasit kanë mundur 2-0 Osasuna, falë golavë të David Villa në pjesën e parë dhe të Lionel Messit në të dytën, goli i 31 personal për të në këtë kampionat.

 

Top Channel